Mavraj është si beton në mbrojtje

Prishtinë | 08 Shk 2017 | 11:13 | Nga

Këtë e thotë Rainer Kalmund, ish-menaxheri dhe drejtori i përgjithshëm i Leverkusenit.

Që prej dyshes së qendërmbrojtësve Van Bujten-Bularuz (2004-’06), asnjë dyshe tjetër mbrojtësish nuk kishin fituar kaq shumë besimin dhe zemrat e tifozëve të Hamburgut.

Bëhet fjalë për Mërgim Mavrajn dhe grekun Kiriakos Papadopulos. Këtë e thotë një prej drejtuesve të lartë në të shkuarën të kundërshtarëve që u mundën nga skuadra e Mavrajt gjatë fundjavës.

“Të dy janë si beton në mbrojtje. Vendosmëria e tyre është edhe çelësi në një dyluftim. Jam argëtuar nga performanca e tyre në ndeshjen e fundit”, tha Rainer Kalmund, ish-menaxheri dhe drejtori i përgjithshëm i Leverkusenit.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme