Agjenti thotë se Hysaj do të largohet nga Napoli nëse nuk luan

Prishtinë | 04 Jan 2019 | 17:09 | Nga Ekonomia Online

Agjenti i mbrojtësit shqiptar Elseid Hysaj ka thënë e klienti i tij do të largohet nga Napoli nuk fillon të luajë rregullisht.

Mario Giuffredi është i pakënaqur me trajtimin që Napoli i ka bërë mbrojtësit shqiptar pas ardhjes së Carlo Ancelottit në krye të ekipit, duke mos i dhënë shumë hapësirë për të luajtur, dhe ishte pikërisht trajneri italian që kishte bllokuar transferimin e Hysajt te Chelsea, transmeton Koha.net.

“Ai mund të shkonte me Sarrin në Chelsea, por Ancelotti kishte bllokuar gjithçka. Ai madje publikisht kishte thënë se llogarit në shërbimet e tij, por fakti është se në katër ndeshjet e fundit Hysaj ka luajtur vetëm në një”, ka thënë Mario Giuffredi për Radio Marte.

Më tutje ai ka shtuar se, “ndoshta kjo do të thotë se ai nuk është shumë i rëndësishëm për trajnerin dhe nëse Ancelotti nuk e konsideron titullar dhe dëshiron ta heqë shqetësimin atëherë ne do ta bëjmë atë”.

Giuffredi ka theksuar se Hysaj nuk e meriton këtë trajtim “duke konsideruar se sa shumë ka dhënë për Napolin në tre vitet e fundit, dhe profesionalisht ka qenë shumë korrekt”.

“Ndoshta kjo është vetëm një fazë tranzicion, por çdo trajner i bën zgjedhjet e tij dhe është në rregull por ky është rasti. Prandaj nëse Hysaj është zgjedhja e katërt është e drejtë që të na konfirmohet kjo. Do të presim nëse Hysaj do të luajë rregullisht apo të ketë të paktën më tepër minuta, por nëse ai nuk çmohet nga trajneri do të kërkojmë transferim në janar”, ka thënë ai.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme