AGK: 24 raste të sulmeve, kërcënimeve e presioneve ndaj gazetarëve

Prishtinë | 20 Nën 2017 | 12:46 | Nga Donika Osmani Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK), ka prezantuar raportin për lirinë e medieve dhe sigurinë e gazetarëve në punë.

Kryetari i AGK-së, Shkëlqim Hysenaj prezantoi të gjeturat e raportit, duke theksuar se ky raport paraqet rastet në të cilat gazetarët janë viktima të presioneve dhe kërcënimeve, raporton Ekonomia Online.

“Gjatë këtij viti kemi 24 raste ku gazetarët kanë qenë viktima të presioneve, kërcënimeve e sulmeve të ndryshme fizike”, bëri të ditur Hysenaj.

Petrit Çollaku hulumtues në këtë raport, tha se janë 18 raste të cenimit të sigurisë së gazetarëve, të cilat kategorizohen në pjesë të kërcënimit, sulme fizike e burgosje e paligjshme.

Shefi i misionit të OSBE-së në Kosovë, Jan Braathu tha se mediet në Kosovë po ballafaqohen me sfida të ndryshme, pasi sipas tij institucionet nuk qëndrojnë bashkë për të trajtuar kërcënimet ndaj gazetarëve.

“Mediet në Kosovë janë ballafaquar me shumë sfida, mungesë të  kontratatave. Qytetarëve iu ka humbur e drejta të jenë të informuar në mënyrë të duhur. Asociacioni i Gazetarëve dhe profesionalizimi i mediave qëndrojnë së bashku në mbrojtjen e secilit nga ne”, deklaroi Braathu.

Ndërkohë, kryeprokurori i shtetit Aleksandër Lumezi premtoi se institucioni që ai drejton do të jetë urë-lidhëse me mediet.

“Gjatë vitit 2017 kam marr vendim të caktoj një koordinator për mbikëqyrje të rasteve kur kryhen vepra penale ndaj gazetarëve”

Lumezi tha se nga viti i ardhshëm kryeprokuroi do të zhvilloj takime me redaktorët dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile.

Ricardo Seri nga zyra e BE-së tha se mediat kanë një rol të rëndësishëm.

Nënkryetari i Gjykatës Themelore në Prishtinë, Arben Hoti theksoi se  Gjykata Themelore ka marrëveshje me organizata të ndryshme për të monitoruar proceset gjyqësore e në veçanti ato të gazetarëve për gjykim korrekt.

Raporti është i ndarë në tri pjesë duke përfshirë: mbrojtja ligjore e lirive të mediave dhe gazetarëve, pozicioni i gazetarëve në redaksi, etika profesionale dhe niveli i censurës, si dhe siguria e gazetarëve.

Për pjesën e parë të treguesve është paraqitur e gjetura në lidhje me përpjekjen e dështuar të qeverisë së kaluar për të rikriminalizuar shpifjen dhe fyerjen përmes ndryshimit të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Ministria e drejtësisë i ka larguar këto propozime pas reagimit të madh nga ana e shoqërisë civile në përgjithësi.

Raporti rithekson se gazetarët vazhdojnë të punojnë në kushte të pafavorshme për shkak të mungesës së kontratave, pagave të ulëta dhe shpesh të vonuara dh ndonjëherë edhe të papaguara. Situata e vështirë ekonomike ka ndikuar në media të cilat burimin e vetëm të tyre kanë të hyrat nga marketing.

Në pjesën e tretë të treguesve, siguria e gazetarëve, është shënuar një përparim në krijimin e mekanizmave mbrojtës nga ana e institucioneve të sigurisë dhe drejtësisë. Mirëpo, sfidat tjera mbesin përpara kur flasim për mosndëshkueshmërinë e rasteve. Brenda periudhës së raportimit, AGK ka regjistruar 11 raste të kërcënimeve dhe sulmeve dhe asnjë prej kryerësve të krimit nuk janë ballafaquar me gjykatën. Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë ka trajtuar dy raste penale, të viteve 2014 dhe 2016, duke i dënuar të akuzuarit me dënime më gjobë, 300 dhe 500 euro respektivisht.

Përndryshe, prej Janarit e deri më sot, AGK ka regjistruar 18 raste të kërcënimeve dhe sulmeve kundër gazetarëve. Policia e Kosovës ka theksuar se kanë të regjistruar 24 raste kundër gazetarëve por AGK ka kuptuar se disa raste nuk kanë të bëjnë drejtpërdrejtë me punën e gazetarëve dhe disa raste kanë dashur që mos tiu publikohen ato.

 

Të ngjashme