AGK-ja reagon pas arrestimit të kameramanit, Albion Selitaj – kërkon lirimin e menjëhershëm

Prishtinë | 03 Shk 2022 | 12:24 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës (AGK) ka reaguar pasi Policia e Kosovës ka arrestuar sot në Suharekë kameramanin e agjencisë së lajmeve “Ekonomia Online”, Albion Selitaj, në kohën që ai po bënte detyrën e tij, duke raportuar nga aksioni i Policisë në NBI “Suhareka”.

AGK-ja e dënon ashpër sjelljen joprofesionale të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës, dhe kërkon lirimin e menjëhershëm të kameramanit Selitaj.

AGK-ja pret nga Policia e Kosovës që në vend se të pengojë, të mundësojë kushte për raportim të punëtorëve medial në ngjarje të tilla.

Të ngjashme