AGK dënon gjuhën e përdorur nga presidenti Hashim Thaçi ndaj gazetarit Fitim Gashi

Prishtinë | 08 Gus 2018 | 16:57 | Nga

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës dënon gjuhën e përdorur nga Presidenti Hashim Thaçi, ndaj gazetarit Fitim Gashi, në konferencën e sotme për medie duke i thënë atij se “unë në emër të Vuqiqit sikur që flisni ju nganjëherë nuk mund të flasë”.

Etiketimi dhe diskursi i përdorur nga presidenti ndaj gazetarit Gashi për Asociacionin e Gazetarëve të Kosovës është i papranueshëm dhe përbën cenim të integritetit profesional të punës së gazetarëve dhe të medieve.

AGK kërkon nga presidenti Thaçi, që mos të përdor akuza dhe etiketime të pabaza ndaj gazetarëve dhe mediumeve që ata përfaqësojnë. AGK i bënë thirrje Presidentit Thaçi, që të distancohet nga gjuha e tillë linçuese dhe të tregohet më i përmbajtur në respektimin e punës së gazetarëve.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme