Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka dënuar sulmin fizik ndaj ekipit të Klan Kosovës në Ferizaj, i cili po raportonte për rastin e vdekjes së një foshnjeje.
Sipas AGK-së, kameramani Arben Restelica është sulmuar me shkop nga një person derisa po xhironte në një ambient publik. Nga incidenti është dëmtuar edhe kamera e televizionit.
“Në videon e publikuar, shihet një person që sulmon kameramanin Arben Restelica me një shkop në shpinë”, thuhet në reagimin e AGK-së.
AGK ka kërkuar nga Policia dhe Prokuroria identifikimin dhe arrestimin e sulmuesit.