AGK-ja e alarmuar me vendimin për Klan Kosovën: Përpjekje e Qeverisë për t’i goditur mediat

Prishtinë | 22 Qer 2023 | 17:42 | Nga Ekonomia Online

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës ka reaguar lidhur me vendimin e ri të Agjencisë për Regjistrimin e Biznesit ku kanë anuluar vendimin i cili kishte anuluar pezullimin e certifikatës së biznesit për Klan Kosova, rrjedhimisht ka pezulluar sërish këtë certifikatë.Reagimi I plotë:

Në reagimin e AGK-së thuhet se e kanë pranuar me shqetësim lajmin dhe kanë thënë se ky vendim e “dëshmon përpjekjen e Qeverisë së Vetëvendosjes të udhëhequr nga kryeministri Kurti për të goditur mediet në Kosovë dhe për të kufizuar lirinë e mediave e për t’iu dërguar mesazhe paralajmërimi edhe meideve të tjera në vend”.Një veprim i tillë është i papranueshëm dhe joserioz, dhe do të dëmtojë më tutje ambientin medial në Kosovë.”, thuhet në komunikatë.AGK-ja, e alarmuar me vendimin e ri të ARBK-së kundër Klan Kosovës
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me shqetësim të madh lajmin se më pak se 24 orë pas vendimit për anulimin e pezullimit të certifikatës së biznesit të televizionit Klan Kosova, ARBK-ja, sot ka marrrë një vendim për ta anuluar atë vendim, dhe për ta mbajtur në fuqi vendimin fillestar të datës 14 qershor.
AGK-ja, rikthekson se vendimi i ri e dëshmon përpjekjen e Qeverisë së Vetëvendosjes të udhëhequr nga Kryeministri Kurti për të goditur mediet në Kosovë, dhe për të kufizuar lirinë e mediave e për t’iu dërguar mesazhe paralajmërimi edhe medieve të tjera në vend. Një veprim i tillë është ipapranueshëm dhe joserioz, dhe do të dëmtojë më tutje ambientin medial në Kosovë.
AGK-ja, bën thirrje që të lejohet kohë dhe të mos ketë presione për plotësimin e dokumentacionit të kërkuar, në pritje të vendimit nga ana e Komisionit të Pavarur të Medieve.

Të ngjashme