Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar sot me pikëllim dhe dhembje të madhe lajmin për ndarjen nga jeta të kolegut tonë Qani Mehmedin.
Ai punoi gazetar dhe redaktor në gazetat ”Bota e re“ dhe “Zëri i Rinisë”, redaktor në Radio Televizionin e Prishtinës, në Radio Zagreb dhe në Radio Televizionin Shqiptar. Ishte redaktor i revistës “Dituria”. Pas luftës punoi redaktor në Radio Televizionin e Kosovës, kryeredaktor në të përditshmen “Lajm” kurse aktualisht ishte redaktor në Radio Kosovë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes dhe kolegëve gazetarë dhe njëherësh lutet që kjo dhimbje të përballohet sa më lehtë.