AGK-ja shpreh ngushëllimet për vdekjen e gazetarit, Arton Turkaj

Prishtinë | 27 Dhj 2023 | 14:00 | Nga Ekonomia Online

Lajmi për vdekjen e parakohshme të gazetarit të njohur, Arton Turkaj tronditi të gjithë, e mes tyre edhe kolegët e tij gazetarë.
Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës, përmes një postimi në facebook ka dërguar telegram ngushëllimi duke thënë se e kanë pranuar me pikëllim një lajm të tillë.

Postimi i plotë:
Telegram ngushëllimi për vdekjen e kolegut, Arton Turkaj

Asociacioni i Gazetarëve të Kosovës e ka pranuar me pikëllim lajmin për vdekjen e gazetarit njëherësh moderatorit, Arton Turkaj.

Ai njihej si autor e modetator i emisionit “Babë e Bir”, në Radio Prishtina e TV Zëri.

Turkaj ka vdekur në moshë të re, pas një infarkti.

Asocioacioni i Gazetarëve të Kosovës i shpreh ngushëllime familjes, miqve e komunitetit.

Të ngjashme