Pronari i Juventusit, Andrea Agnelli tha se asgjë nuk ndryshon me Superligën Evropiane.
Klubet diskutuan për formatin e ri të shkëputur në një Asamble të jashtëzakonshme në Serie A natën e kaluar dhe presidenti i Zonjës së Vjetër u mor në pyetje nga klubet e tjera.
La Repubblica raporton se tensioni i madh ishte veçanërisht i drejtuar ndaj presidentit Biankoner, i cili provokoi një reagim me përgjigjen e tij ndaj shqetësimit të klubeve të tjera.
“Me 350 milionë euro të garantuara në vit, Scudetto do të fitohet gjithmonë nga Juventusi, Milan dhe Interi”, kishte thënë Agnelli.
Pronari i Juventusit më pas u përgjigj: “Por, ka qenë kështu për 80 vjet, besoj”.
Por, FIGC mund të bëjë një marrëveshje me UEFA, dhe kështu pritet një betejë e gjatë në gjykatë. Do të përfshinte gjithashtu çështjen e të drejtave televizive.