Agon Musliu shpallet Personalitet i Vitit nga Lutfi Haziri

Prishtinë | 20 Qer 2020 | 12:41 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, sot ka shpallë të ndjerin, Agon Musliun, Personalitet të Vitit, i cili javë më parë humbi jetën tragjikisht në Qendrën e Studentëve në Prishtinë.

Haziri në kuadër të shënimit të 21 vjetorit të çlirimit të Gjilanit ka nderuar me mirënjohje mjekë dhe veprimtarë për kontributin profesional dhe patriotik për të mirën e përgjithshme, njofton Klan Kosova.

“Qëllimi është që njerëzve profesionistë të fushave dhe veprimtarëve t’iu themi faleminderit për punën e madhe që kanë bërë për të mirën e përgjithshme”, ka thënë kryetari Haziri.

Me këtë rast, ai ka kërkuar zbardhjen e rastit të Agon Musliu në mënyrë që shpirti i tij të pushojë në paqe.

Mjekët që u nderuan me mirënjohje për kontribut profesional janë: Elmaze Hyseni, Hysen Sherifi, Ymer Elezi, Bejtush Zylfiu, Semahate Kurteshi, Haqif Huruglica, Maxhide Shaqiri, Shyhrete Islami Sahiti, Fetie Huruglica dhe Rukie Selishta.

Ndërkaq, Haziri ka nderuar me mirënjohje post mortum edhe veprimtarët e çështjes kombëtare: Gani Hajrullahu, Taip Arifi, Dalip Foniqi dhe Ibrahim Seferi.

Të ngjashme