Agon Myftari i kërkon falje Melihate Tërmkollit

Prishtinë | 09 Pri 2021 | 20:11 | Nga Ekonomia Online

Ish-drejtori i Teatrit Kombëtar dhe regjisori kosovar, Agon Myftari, pasi bëri një shkrim në ‘Facebook’-un e tij, në të cilin thuhej “I kisha përla Brnabićin me Tërmkollin”, e ka fshirë atë dhe i ka kërkuar falje ish-deputetes së LDK’së.

Myftari, nëpërmjet ‘Facebook’-ut, ka thënë se ndonëse nuk e njeh personalisht Termkollin, ia njeh veprimtarinë asaj. Të njëjtën e ka ftuar për kafe, në mënyrë që, siç thotë ai, ta njohë më mire.

“Të gjithë ata që më njohin e dinë fare mirë që nuk jam misogjen. I kam mbështetur dhe i mbështes gratë në politikë, sikurse i kam mbështetur në art. Zonjën Tërmkolli nuk e njoh personalisht, por ia njoh punën dhe angazhimin shumëvjeçar për Kosovën. Andaj, i kërkoj falje”, thuhet ndër të tjera në postim.

Postimi i plotë:

Të gjithë ata që më njohin e dinë fare mirë që nuk jam misogjen. I kam mbështetur dhe i mbështes gratë në politikë, sikurse i kam mbështetur në art.

Fatkeqësia e punës sime është se, shpeshherë zhduket vija e hollë që e ndanë satirën e humorin me qëndrimet e mia personale.

Status i sotëm ishte një situatë e tillë.

Zonjën Tërmkolli nuk e njoh personalisht, por ia njoh punën dhe angazhimin shumëvjeçar për Kosovën. Andaj, i kërkoj falje.

Me videot e mia satirike si dhe statuset në Facebook, unë zakonisht tentoj që përmes humorit të godas fenomene negative në shoqërinë tonë dhe asnjëherë individin, krejt kjo me qëllim që ti nxis njerëzit të mendojnë mbi sjellje dhe veti që nuk do të duhej ti takonin mentalitetit të shekullit tonë. Një prej këtyre fenomeneve është edhe hipokrizia e njerëzve kur, ta zëmë reagojnë ashpër për një çështje që lidhet me një figurë të caktuar kurse po të njejtit heshtin për të njejtën padrejtësi që i bëhet dikujt tjetër sikur ta zëmë Zonjës Melihate. Prandaj shfrytëzoj vëmendjen e krijuar sot që njerëzit të mendojnë për këtë fenomen kurse me Zonjën Melihate do të doja të pija kafe në mënyrë që të njiheshim për së afërmi dhe ajo të kuptonte se Agoni dallon shumë nga ata të tjerët.

Të ngjashme