Aguero nënshkruan me Barcelonën

Prishtinë | 31 Maj 2021 | 16:02 | Nga Ekonomia Online

Sergio Aguero është lojtari më i ri i Barcelonës.

Ai ka nënshkruar sot kontratën me klubin spanjoll.

Aguero do të jetë pjesë e Barcelonës për të paktën dy sezonet e ardhshme.

Ai sot kreu testet mjekësore dhe nënshkroi kontratën.

Kështu, 48 orë pas dështimit në finale të Champions Leagues, Aguero merr një hap të madh në karrierën e tij.

Pas nënshkrimit, Aguero do të udhëtojë për Buenos Aires ku do të përgatitet me Argjentinën për Copa American.

Të ngjashme