Sergio Aguero ka thënë se fitorja e Manchester City ndaj Liverpool në janar, ka që pikë kthese për titull në Premierligë që në fund e rrëmbyen trofeun.
Liverpooli kishte mundësinë të shkonte ne 10 pikë diferencë, por humbi dhe City iu afrua në katër pikë.
Më vonë, skuadra e Jurgen Klopp humbi pikë kundër Leicester City, West Ham, Manchester United dhe Everton, para se t’i fitojnë nëntë ndeshjet e fundit, por në pamundësi për t’i dalë para Man Cityt, që arriti 14 fitore me radhë – nga xhiro e 24, për t’u shpallur kampion.
“Premierliga është e komplikuar”, tha ai për Amex Stadium. “Kam qenë këtu për nëntë vite dhe e vërteta është se këtu të gjitha ndeshjet janë të vështira”, tha Aguero.
“Mendoj se çelësi ka qenë kur në janar i kemi mposhtur ata (Liverpoolin) dhe ngushtuam diferencën me pikë, pas kësaj ata barazuan disa ndeshje”.
“E kemi ditur se Liverpool do të jetë gjithmonë aty, duke luftuar, por ne mendonim vetëm për ndeshjet tona dhe e dinim që duhet të fitojmë patjetër në fund kundër Brighton dhe ia dolëm”.