Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Ahmet Isufi ka bërë thirrje që të besohet në njerëzit që lënë gjurmë me vepra, meqë siç thotë fjalët i merr era ndërsa veprat mbesin si dëshmi që ju i shihni e i prekni.
“Besoni në njerëzit që lënë gjurmë me vepra. Fjalët i merr era ndërsa veprat mbesin si dëshmi që ju i shihni e i prekni. Liria, pavarësia, ushtria dhe veprat infrastrukturore e ndërtimi i shtetit kanë ndodhur nga njerëz që e duan dhe punojnë për vendin”, ka shkruar Isufi.
Ai ka thënë se përkrhaja që iu dha Aleancës me rastin e shpalosjes së programit tregon se qytetari po përcaktohet për ata që iu beson.
“Aleanca me kryeministrin Haradinaj, ka treguar në praktikë si udhëhiqet në qeverisje duke qenë në shërbim të qytetarit, me investime të gjithanshme e këtë më së miri e dijnë qytetarët e Gjilanit sepse projektet e mëdha të nisura, qeveria që shkoi nuk i vazhdoi por veç i degradoi ato. Përkrahja që iu dha Aleancës me rastin e shpalosjes së programit dhe listës më të mirë me kuadra që përfaqësojnë Gjilanin, tregon se qytetari po përcaktohet për ata që iu beson dhe që bëjnë vepra e jo për ata që kurrë s’ju dëgjua zëri për Gjilanin. Qyteti jonë, ka nevojë t’i rikthehet investimit e zhvillimit, të na japë mundësinë t’i vazhdojmë projektet e mbetura përgjysmë si; autostrada Prishtinë-Gjilan-Dheu i Bardhë që ofron lidhjen me bashkëkombasit tanë në Kosovën Lindore, hyrje-daljet e qytetit, impiantin, zbatimin e vendimit për varrezat e qytetit e shumë projekte që e bëjnë ndryshimin e jetës së qytetarit”, shkruan ndër të tjerash Isufi.
Tutje ai tha se “Shumë punë na presin që të dalim nga kjo gjendje e stagnimit dhe izolimit dhe ndryshimin mund ta bëjmë bashkë, me një qeverisje të përgjegjshme e pragmatike që e ofron Aleanca në krye me kryeministrin Haradinaj dhe ekipin më të mirë që e nderon Gjilanin e Kosovën. Në çdo rrethanë do të jemi krah jush dhe besimin do ta kthejmë me vepra. #krahteje”