Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se çështja e kishës së Krishtit Shpëtimtarit e cila ndodhet në kampusin e Universitetit të Prishtinës është një çështje e ndjeshme politike që duhet të zgjidhet në Parlamentin e Kosovës.
Ai këto komente i bëri në emisionin “Dogovor” (Marrëveshje) të RTV Kim.
I pari i kryeqytetit poashtu në këtë intervistë ka thënë se nuk janë për shkatërrimin e kishës por siç tha ai, ” për të luftuar padrejtësinë që është bërë gjatë kohës së regjimit të Millosheviqit kur Universiteti i mori 4.2 hektarë tokë nga Universiteti dhe ia dha Kishës Ortodokse Serbe”, transmeton Klan Kosova.
Ndërkaq në konstatimin e nikoqirit të emisionit se vendimi për të ndarë parcelën për këtë objekt fetar në vitin 1991 e ka nënshkruar Hamdi Vraniqi, babai i Erzenit të Vetëvendosjes, Ahmeti ka thënë se nuk beson se ekziston një dokument e tillë sepse nuk e ka parë.
Kreu i Prishtinës thekson se ndërtimi i kishës ortodokse synon kolonizimin, dhe se Kisha Ortodokse Serbe nuk është mirë që të identifikohen me atë objekt, transmeton Klan Kosova.