Ahmeti: Drejtorët në presion nga partitë që tubimet të mbahen brenda shkollave

Prishtinë | 28 Sht 2021 | 19:30 | Nga Ekonomia Online

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se drejtorët e shkollave kanë pasur presion nga shtabet zgjedhore të parive politike që të lejohen të mbajnë tubim brenda objekteve shkollore.

Ahmeti, përmes një postimi në Facebook, ka thënë tubimet në vende të hapura lejohen vetëm në përputhshmëri me masat e marra nga Qeveria.

“Drejtorët e shkollave dhe drejtoria e Arsimit kanë lajmëruar që kanë presion nga shtabet për me i leju tubimet me qytetarë brenda në shkolla për shkak të shiut. Përgjigja është JO! Zgjedhjet po mbahen në kushte të jashtëzakonshme. Sipas udhëzimeve çfarëdo grumbullimi i qytetarëve në hapësira të mbyllura duhet të kufizohet”, ka shkruar Ahmeti.

Ahmeti ka theksuar se nuk do të lejohet diçka e tillë që të rrezikohen nxënësit.

Të ngjashme