Ahmeti e emëron Muhedin Nushin nënkryetar të Prishtinës

Prishtinë | 07 Gus 2017 | 12:30 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka emëruar Muhedin Nushin në postin e nënkryetarit të komunës.

Emërimi i tij në pozitën e numrit dy të kryeqytetit u bë pas zgjedhjes së Dardan Sejdiu si deputet I Kuvendit të Kosovës.

“Pas zgjedhjes së Dardan Sejdiu, deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës, kam emëruar Z. Muhedin Nushi për nënkryetar të Komunës së Prishtinës”.

“Z. Nushi është me profesion ekonomist por në Komunën e Prishtinës njihet si drejtor i administratës që ka bërë avancime të dukshme në dixhitalizimin e shërbimeve, rritjen e transparencës dhe përmirësimin e proceseve. Këto kanë rezultuar në rritjen e cilësisë së shërbimeve në Komunën e Prishtinës”.

“Kam kënaqësinë që këto vite kam punuar me një njeri si Muhedinin dhe se do të vazhdojmë bashkëpunimin në shërbimin tonë për qytetarët e Prishtinës”.

“Falenderoj Dardanin për arritjet e përbashkëta në Komunë duke realizuar premtimet tona të vitit 2013. Ka qenë kryetar po aq sa edhe unë, duke e mbajtur një pjesë të madhe të barrës në përgjegjësitë tona në komunë. Dardanit i uroj sukses në Kuvend, duke ditur se atje do të jetë përfaqësues i denjë i komunës tonë dhe përfaqësues i qëndrimeve të Lëvizjes duke vazhduar luftën kundër korrupcionit dhe luftën për zhvillim të Republikës tonë”, ka shkruar ai në Facebook

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme