Ahmeti e Minxhozi dakordohen për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

Prishtinë | 07 Shk 2018 | 12:59 | Nga Mehmet Krasniqi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Ambasadori i Republikës së Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi vizitoi komunën e Prishtinës, ku u prit nga kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.

Shtatorja e Ismaj Qemajlit do të sillet në Prishtinë, ndërsa ajo e Hasan Prishtinës do të çohet në Vlorë, kanë thënë pas takimit kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, dhe ambasadori i Shqipërisë, Qemal Minxhozi.

Ambasadori Minxhozi tha se në fokus të takimit ishte rritja e bashkëpunimit ekonomik, raporton Ekonomia Online.

“Pata kënaqësi të takoj kryetari. Në mandatin e ri mendoj se theks të veçantë i vumë intensifikimit të bashkëpunimit ekonomik. Mendoj se do të gjejmë hapësira t’i shtyjmë përpara. Jam shpresë plotë se ky vit do të jetë vit i suksesshëm për komunën e Prishtinës”.

Ahmeti me këtë rast ka falënderuar ambasadorin për mbështetjen e vazhdueshme. Ai tha se këtë vit do bashkë do të realizojnë dy projekte në kuadër të kampanjës “Blej shqip”.

“Në të kaluarën kemi bërë shumë bashkëpunime për të larguar pengesat. Diskutuam për vazhdimin e këtij bashkëpunimi. Diskutuam edhe për ato që i organizojmë se bashku me ambasadën. Sivjet i kemi dy projekte për ta avancuar “Blej shqip”. E falënderoj ambasadorin për mbështetjen”.

Kryetari i Prishtinës është pyetur edhe lidhur me pozicionimin e tij brenda Lëvizjes Vetëvendosje, përkatësisht rreshtimin e tij, tash kur ka dy taborre, por ai ka refuzuar të përgjigjet.

Të ngjashme