Kryetari aktual i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka prezantuar prioritetin e katërt të platformës se tij qeverisëse të quajtur “Prona Jone e Barabartë në Planifikim”.
Ahmeti tha se qysh në fillim të mandatit pas zgjedhjeve do të iniciohet harta zonale në mbledhjen e parë të Kuvendit Komunal.
Ai premtoi se pronat e qytetarëve do planifikohen dhe do të trajtohen të barabarta dhe padiskriminim në hartën zonale.
Sipas Ahmetit, në rastet kur në tokë private të dikujt do të caktohet rrugë, apo ndonjë ndërtesë e karakterit publik, qytetari nuk do të mund të ndërtojë, por do të ketë të drejtat e njëjta të koeficientit të ndërtimit sikurse edhe çdo partner tjetër brenda një blloku.
Me Hartën Zonale Ahmeti pretendon ta rrisë vlerën e tokave komunale, te cilat do ta shtojnë pasurinë e përbashkët.