Kryetari i ri i Prishtinës, Përparim Rama zyrtarisht ka pranuar detyrën e kryetarit të kryeqytetit.
Detyrën ia dorëzoi ish-kryetari Shpend Ahmeti. Ai i dorëzoi edhe një dhuratë.
“Shkronjën P dhe R, ia kam hequr që mos me mund me shkrujt Përparim Rama”, është shprehur Shpend Ahmeti.
Megjithatë, Përparim Rama qe i shpejtë dhe iu përgjigj se “me P dhe R, shkruhet Prishtina”.