Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka ironizuar me vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë për heqjen e Mitrovicës së Jugut nga zona e kuqe, përcjell Ekonomia Online.
“Mitrovica e Jugut është në zonën e kuqe por pas takimit të kryetarit Bahtiri me Ministrin Zemaj janë dakorduar që edhe këtë javë të mbetet e verdhë sepse sipas Bahtirit “e kemi bind që nuk duhet të jemi në zonën e kuqe”. Dmth çështje negociatash dhe bindjesh! P.S. Urime Mitrovicë”, ka shkruar Ahmeti në profilin e tij.