Ahmeti ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se derisa ambasadori Ruairi O’Connell nënshkruan marrëveshje me PDK-në e kryeministrin Isa Mustafa, ka vende si “Termokosi”, ku pjesëtarë të PDK-së punësojnë anëtarë të familjes.
“Ende po pres deklaratat e ambasadorëve posaçërisht atyre të Quintit mbi përgjimet dhe vazhdimin e kapjes së shtetit”.
“Derisa njëri ambasador nënshkruan marrëveshje me PDK-në dhe Isën, në ‘Termokosin’ e uzurpuar, kryetari dhe nënkryetari i PDK-së për Prishtinë kanë punësuar disa anëtarë të familjes së vet”.
“Këta të qesin hi syve qysh edhe shprehen në përgjime. Nuk munden ata që janë definicion i nepotizmit, ta luftojnë atë”.