Ahmeti: Kosova ende s’ka helikopterë, janë nevojë e ushtrisë, policisë e emergjencave

Prishtinë | 26 Maj 2020 | 13:19 | Nga Ekonomia Online

Drejtori Ekzekutiv i Qendrës Kërkimore për Politika të Sigurisë (SPRC), Tahir Ahmeti, ka thënë se Kosova ende vazhdon të jetë pa helikopterë, ku do mund të përdoreshin për ndonjë fatkeqësi.

Ahmeti ka thënë se Kosova do duhej që së paku t’i ketë dy helikopterë, ku do të përdoreshin për nevoja të ushtrisë, policisë, emergjencave dhe protokollit të shtetit.

“20 vite pas luftës dhe 12 vite si shtet i pavarur, Kosova nuk ka asnjë helikopterë të vetëm, për ta përdorur qoftë në rast të ndonjë fatkeqësie natyrore, apo për nevoja të tjera shtetërore. Do duhej të kishim të paktën dy helikopterë, të cilët në bashkëkoordinim mundë të përdoreshin për nevoja të ushtrisë, policisë, emergjencave dhe protokollit të shtetit”, ka shkruar ai.

Të ngjashme