Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me miratimin e buxhetit për vitin 2020, që u votua të premten me përkrahjen e gjitha subjekteve politike, raporton Ekonomia Online.
Ahmeti tha se buxheti prej 91 milionë eurove është rezultat i Ligjit për Kryeqytetin dhe është buxhet që do ët ndikojnë në përmirësimin e jetës në pjesën urbane dhe rurale.
“Është hera e parë që nga viti 2014 që mos të kemi vota kundër për buxhetin dhe ka pasur përkrahje nga gjitha subjektet politike”, tha ai.
“Në vitin 2020 buxheti i komunës shënon rritje që tashmë ka mbërri 91 milionë euro dhe bëhemi prej organizatave më të mëdha në Kosovë përveç suksesit në të hyra shtimin që kemi pasur vazhdimisht tani për 5 vjet kemi arrit buxhetin ta rrisim për 50%. Një pjesë të kësaj rritje i atribuohet Ligjit për kryeqytetin që me 4% të granteve që shkojnë për komuna në 2020 do kemi 91 milionë euro”, tha Ahmeti.
“Ky buxhet është i infrastrukturës që parasheh rindërtim, ndërtim të rrugëve në pjesën urbane por edhe atë rurale”, tha Ahemti.
Ai përmendi projektet infrastrukturore që do të nisin këtë vit në komunën e Prishtinës.
“Prej rrugës Isa Kastrati që lidh Prishtinën me Mati 1 do ta kemi rindërtimin e rrugës komplet”, tha ai.
“Tuneli në rrugën ‘Agim Ramadani’ nga menza tek komuna e më pas tek ‘Vellusha’ hyjmë në tunel dhe dalim tek komuna do ta bëjmë vazhdimin e sheshit Ibrahim Rugova për ta lidh pjesën tjetër të qytetit”, tha Ahmeti.
“Mbyllja e bulevardit ‘Xhorxh Bush’ ne sivjet kemi nënshkruar kontratën e parkingut nëntokësor sivjet do të vazhdoj ndërtimi dhe kur të filloj parkingu do mbyllet ajo rrugë do mbetet një korsi për autobusë”
“Kemi nda 1 milionë e gjysmë për sallën koncertale në Prishtinë, jemi në diskutimet e fundit me arkitektë që të jemi gati që në fund të muajit tetor ta shpallim dizajnin e sallës me 1 mijë ulëse”, tha ai.
“Kemi nda një buxhet 1 milionë e gjysmë për ndërtimin e sallës sportive me 3 mijë ulëse që i mungon Prishtinës, ne do kemi një sallë tjetër të sportit me dorë dhe luftarake që do të përdoren për gara të brendshme në Kosovë dhe ndërkombëtare shpresojmë se konkursi të shpallet në tetor në mënyrë që të tenderohet”.
Ahmeti përmendi edhe ndërtimin e çerdheve që në çdo lagje, raporton EO.
“Thertorja e Prishtinës duam ta largojmë problemin e therrjes së kafshëve në rrugë e në mënyrë johigjienike, kemi nda gjysmë milioni euro”.
“Nuk e kemi fut unazën e qytetin i cili është mbi 100 milionë euro qe do na ndihmoj BERZh-i dhe deri në qershor të vitit të ardhshëm të jetë dizajni e në tetor të vitit të ardhshëm të tenderohet”, shtoi Ahmeti.