Ahmeti kritikon “Termokosin”, ka propozim interesant për kursimin e rrymës

Prishtinë | 15 Dhj 2021 | 11:06 | Nga Ekonomia Online

Ish-kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti e ka kritikuar “Termokosin” që e ka ndaluar ngrohjen për shkak të mosfurnizimit me avull nga KEK-u.

Ai ka thënë se ky është një veprim i gabuar duke thënë se ngrohja duhet të jetë prioritetm derisa ka thënë se këshillat e qeverisë për kursim s’kanë efekt në Kosovë ku s’ka vetëdijë kolektive për kursim.

“Termokosi e paska ndal ngrohjen sepse nuk furnizohet me rrymë – kogjenerim nga KEK. Gabim – ngrohja duhet të jetë prioritet. Termokosi 25 mW energji elektrike o kthen në 140 mW termike. Edhe ka ngrohje edhe kursehet rrymë”.

“Këshillat e qeverisë për kursim të rrymës nuk kanë efekt në një vend me 1.7 milion banorë pa vetëdije kolektive për kursim. Kjo edhe dëshmohet nga Teoria e Lojës në Ekonomi. Fakti që çdo njeri mendon se kojshia nuk po kursen e humb motivin për me kursy vetë. Si aktivizmi ekologjik ku sado që disa aktivistë angazhohen për lumenjtë kemi shumë herë më shumë keqpërdorues. Atëherë ska as motiv për tu angazhuar”.

Ahmeti ka dhënë edhe një propozim interesant se si do të mund të kursehej energjia elektrike.

“Propozim – politikë më e mirë do ishte kjo – çdo ekonomi familjare që dëshmon se e ka ulur faturën për 30 përqind krahasuar me vitin e kaluar (mesatarja e dhjetorit, janarit, shkurtit dhe marsit) shtetj të ja paguaj faturën e rrymës (Deri në vlerë 100 euro). Atëherë motivi është financiar dhe targeton ata që janë në gjenjdje më të rëndë ekonomiko sociale me pagesë të faturës së rrymës. Ndërsa do duhej shtrenjtuar konsumin mbi një nivel të caktuar të shpenzimit”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme