Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka komentuar ndarjen e mjeteve nga buxheti i Kosovës, për të ndihmuar katedralen në Paris. Ai tha se Franca na jep kredi për investime, ndërsa Kosova i dërgon mjete, raporton Ekonomia Online.
Për këtë rast, Ahmeti tha se i bie sikur dikush të jep parë borxh, ndërsa tani ia qet një kafe.
“Ata po na thonë po paguajmë për kanalizime, e na është sikur po të jep një pare e borxh e mandej me ato pare borxh po ta qes një kafe. Në momentin kur s’ki pare e po merr kredi prej France, e me ju thanë po ju dërgojë më është dukur e kotë. Unë mendoj që ata nuk e kanë problem të mbledhin paratë”, tha Ahmeti, raporton EO.