Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar procesin e zgjedhjeve në Drenas të cilën mbrëmë e fitoi kandidati i PDK-së, Ramiz Lladrovci.
Ahmeti përmes një postimi në rrjetin social Facebook ka theksuar se në një betejë për kryetar komune kundërshtari nuk mundet të humbas me përqeshje, ironi e cinizëm.
Sipas tij kjo është dëshmuar qysh në 16 vitet e fundit e jo vetëm në Drenas.
“Kundërshtari nuk do të mundet me përqeshje, ironi e cinizëm. Edhe në qoftë se mendon se kundërshtari është qesharak e i padijshëm, betejën duhet ta bësh me seriozitetin më të madh. Këtë na e dëshmojnë 16 vitet e fundit, jo vetëm zgjedhjet në Drenas”, ka shkruar Ahmeti.