Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se disa miq të tij në SHBA janë infektuar me Coronavirus dhe kanë treguar për situatën e rëndë dhe të vështirë dhe mbipopullimin e institucioneve shëndetësore.
Ahmeti thotë se disa në Kosovë mendojnë se kjo nuk është asgjë dhe për këtë i lut të mos relaksohen.
Ky është postimi i plotë:
Disa miq të mi nga SHBA që janë infektuar me COVID dhe e kanë përjetuar edhe virusin edhe mbipopullimin e institucioneve shëndetësore më tregojnë për situatë të rëndë dhe të vështirë, edhe për sëmundjen edhe për kapacitetet e institucioneve në fazen e kulmit të numrit.
Disa në Kosovë që po mendojnë se nuk është asgjë, ju kisha lut të mos relaksohemi. Disa nga këta miq janë mjekë.