Ahmeti: Nepotizmin s’mund ta luftojnë ata që janë definicion i tij

Prishtinë | 16 Gus 2016 | 08:55 | Nga

Kryetari i Komunës së Prishtinës, njëkohësisht anëtar i kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje, Shpend Ahmeti, ka komentuar rreth Memorandumit të Bashkëpunimit, të nënshkruar dje në mes të Ambasadës së Britanisë së Madhe, Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për financimin e kompanise së pavarur e cila do të zgjedhë kandidatët dhe do të rekrutojë personat e kualifikuar në ndërmarrjet publike.

“Ende po pres deklaratat e ambasadorëve posaçërisht atyre të Quintit mbi përgjimet dhe vazhdimin e kapjes së shtetit. Derisa njëri ambasador nënshkruan marrëveshje me PDK-në dhe Isën, në Termokosin e uzurpuar kryetari dhe nënkryetari i PDK-së për Prishtinë kanë punësuar disa anëtarë të familjes së vet”, ka shkruar Ahmeti në faqen e tij në Facebook.

“Këta të qesin hi syve qysh edhe shprehen në përgjime. Nuk munden ata që janë definicion i nepotizmit, me e luftu atë”, thuhet në shkrimin e Ahmetit në rrjetin social.

 

 

Të ngjashme