Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se nuk do të ketë drejtësi e as paqe për familjet e as për shtetin tonë përderisa nuk zbardhet fati i të zhdukurve.
“Sa e vështirë. I kujtojmë sot në Ditën Ndërkombëtare të të zhdukurve, ndërsa familjarët për çdo ditë. Nuk do të ketë drejtësi e as paqe për familjet e as për shtetin tonë përderisa nuk zbardhet fati i çdo të zhdukuri”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në Facebook.