Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se kur ai dhe punëtorët e Komunës janë duke u marrë me menaxhimin e situatës me pandeminë Covid-19, asamblisti i Vetëvendosjes në Kuvendin Komunal, Egzon Azemi, është duke u marrë me stolisje të kryeqytetit për festën e 28 Nëntorit.
“E mirë ideja! Ashtu kështu jemi duke u marrë me pandemi me staf më shumë se të përgjysmuar! Ne me pandemi, e dikush me stolisje!”
“Në festa kombëtare/nacionale, Qeveria e cila ka përgjegjësinë (më saktësisht protokolli i shtetit) kërkon ose ndihmën nga komuna ose kërkon që komuna që t’i vendos flamujt. Deri dje nuk ka ardhur kërkesë edhe pse sot thanë që gjatë ditës e kërkojnë”, ka shkruar Ahmeti në rrjetin social Facebook.