Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti së bashku me Drejtorin e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Arben Vitia kanë bërë hapjen e Qendrës Kulturore-Sociale për të moshuar, raporton Ekonomia Online
Gjatë kësaj hapje, Ahmeti u pyet nga gazetarët për ndarjen e asamblistëve në Kuvendin Komunal të Prishtinës, ku ai tha se ekipi po punon bashkërisht në realizimin e premtimeve të dhëna gjatë fushatës.
“Ekipi jonë vazhdon të punojë bashkërisht në realizimin e planeve, nuk ka pas ndonjë ndarje”, dhe iu drejtua gazetarëve duke thënë se në këtë hapje të kësaj qendre të rëndësishme nuk kanë vend këto pyetje.
Nga sot, asamblistët e dalë nga LVV-ja, janë 7 me numër, 9 të tjerë kanë mbetur në Grupin Parlamentar të LVV-së, dhe një asamblist ka zgjedhur të mbetet si e pavarur.
Prandaj, ata më nuk janë Grupi më i madh Parlamentar në KK të Prishtinës, sikur deri tani kur i kishin 17 asamblistë.