Kryetari Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftur se ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në oborret e shkollave disa shkollave në qytet dhe fshatra.
“Vazhdojnë investimet e Komunës së Prishtinës për ambient sa më të mirë dhe më të sigurt për të gjithë qytetarët. Së fundmi, ka përfunduar rregullimi i ndriçimit në oborret e shkollave “Faik Konica”, “Emin Duraku”, “Naim Frashëri”, “Dardania”, “Nexhmi Mustafa”, si dhe në çerdhen “Shtëpia Magjike” në Besi.
Komuna e Prishtinës është e përkushtuar në orientimin e investimeve në secilin sektor, duke i renditur prioritet sipas kërkesave të qytetarëve dhe nevojave të tyre”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.