Ahmeti paralajmëron se Prishtina mund të dalë nga karantina më së largu edhe tri ditë

Prishtinë | 22 Pri 2020 | 14:11 | Nga Halide Rexhepi Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka thënë se kryeqyteti mund të dalë nga karantina më së largu edhe tri ditë, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti tha se nëse nuk rritet numri i të infektuarve me Coronavirus, dhe menaxhohet situata Prishtina mund lirohet nga izolimi. Por sipas tij, kufizimet tjera mbesin në fuqi.

“Situata është në kontroll, ju e dini që dje kemi pasur një ditë me zero raste. Pardje kemi pasur një ditë ku jemi frikësuar më shumë sepse kemi pasur 66 të testuar”.

“Prej tyre dolën gjashtë që ishin familjarë të rasteve të një dite më parë. Unë mendoj që jemi mirë një herë por nuk do të thotë që duhet të relaksohemi”.

“Nëse se vazhdojmë kështu edhe dy-tri ditë, besoj që së pari do të kemi mundësinë që të heqim karantinën, pra këtë bllokimin e jashtëm të Prishtinës, ndërsa kufizimet tjera mbesin në fuqi”.

Të ngjashme