Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka thënë se deputetët para që nuk nënshkruan për të zhvilluar një debat për Astrit Deharin, a mund të nënshkruajnë tani pasi institucionet kanë thënë fjalën e tyre.
“Deputetët që refuzuan me nënshkruar debatin për Astritin thoshin se po presin institucionet e Drejtësisë të përfundojnë punën e tyre.
E tash Sylë Hoxha si duket e përfundoi apo së paku po mendon se e përfundoi.
Ministria e Drejtësisë tha se pas refuzimit të Scotland Yard nuk po dinë se çka munden me bo më.
Ministri i Punëve të Brendshme as që e ka përmend.
Tash ata deputetë a munden me nënshkruar pasiqë kanë përfunduar punën këto institucione të varura? apo ende nuk po dojnë me fol?
P.S. Parlamenti Evropian miratoi në rezolutë edhe kërkesën për hetim të pavarur”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.