Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka certifikuar sot rezultatet finale për pesë komuna të Kosovës, përfshirë Prishtinë, duke konfirmuar Shpend Ahmetin për kryetar.
“Sot u certifikuan zgjedhjet për Prishtinë e Prizren. Urime Mytaher e urime Qëndron! Urime Lëvizjes! Faleminderit qytetarëve dhe faleminderit të gjithë aktivistëve e vullnetarëve”.
“Tani na pret punë edhe më e madhe”, ka shtuar Ahmeti.