Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka komentuar koalicionin e arritur mes LDK-së dhe PDK-së në Prishtinë.
Ahmeti përmes një cicërime në Twitter tha se me këtë marrëveshje është shkel edhe një vijë e kuqe, megjithkëtë thotë se ky koalcion është një përparim në politikë.
“Edhe një vijë e kuqe u shkel. Pa keqkuptime mendoj se koalicioni VV-PDK është përparim në politikë. Ama ka qenë kufi i trashë për tu kaluar”, shkroi Ahmeti.
Ndryshe, dje Fehmi Kupina i Lidhjes Demokratike të Kosovës është zgjedhur kryesues i Kuvendit Komunal të Prishtinës.
Edhe një vijë e kuqe u shkel. Pa keqkuptime mendoj se koalicioni VV-PDK është përparim në politikë. Ama ka qenë kufi i trashë për tu kaluar!
— Shpend Ahmeti (@ShpendA) January 6, 2022