Pas vdekjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri kanë reaguar shumë personalitete të njohura e ndër ta është edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Ai përmes një postimi në profilin e tij në Facebook për Vokrrin ka shkruar se “vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti”.
Postimi i plotë i Ahmetit në Facebook:
Një jetë plotë suksese, e duke pritur sukseset e radhes së ngritjes së përfaqësueses së Kosovës. Vështirë i zëvendësueshëm në çdo pozitë që luajti e që mbajti. I respektuar në çdo vend që jetoi. Lajm i hidhur e i rëndë.
Pusho në paqe Fadil Vokrri!