Kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka shprehur ngushëllime familjes Rafuna, për humbjen e familjarit të tyre, Gani Rafunës.
Ahmeti përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se Gani Rafuna ishte kalimtar rasti në rastin tragjik që ka ndodhur në Lagjen Mati 1.
“Dje ka ndërruar jetë viktima e tretë nga rasti tragjik në Lagjen Mat. Gani Rafuna, kalimtar i rastit kishte shkuar për ta marr mbesën në shkollë dhe plumbi nga të shtënat e kishte lënduar rëndë. Ganiun e kam njohur për shkak se tre vite kemi punuar bashkë. Ka qenë njeri shumë i urtë dhe i drejtë, me qëllimin e vetëm që të sigurojë mirëqenie për familjen e tij. Ngushëllime familjes, e u preht në paqe”, ka shkruar Ahmeti në Facebook.
Ai ka thënë se vdekja e Rafunës duhet të jetë fundi i lajmeve të këqija në këtë tragjedi, duke shtuar se shpreson që rasti i tij të shërbejë si shembull që përleshjet e tilla mos të ndodhin askund e mos t’i ndodhin askujt.