Ahmeti: Prishtina është kapilari kryesor i Kosovës, ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike

Prishtinë | 13 Pri 2020 | 12:03 | Nga Ekonomia Online

Kryetari I komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti përmes një postimi në rrjetin e tij social Facebook ka sqaruar se vendimet për karantinë I merr e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimin e IKSHP-së.

Ahmeti më tutje ka shkruar se Ministria e Tregtisë ka marr vendim për personat e lejuar për të hyrë e dalë nga Prishtina sipas listes që e kanë dërguar te policia.

Së pari një sqarim:

Vendimin për karantinë e merr Ministria e Shëndetësisë, bazuar në rekomandimin e IKSHP. Ministria e Tregtisë ka marr vendimin për personat e lejuar për të hyrë e dalë nga Prishtina sipas listes që e kanë dërguar te policia. Lejet për qarkullim për të hyrë e dalë i lëshon qendra operative e Ministrisë së Punëve të Brendshme. Brenda teritorrit vlejnë rregullat e njejta si më parë.

Kërkesë për nivelin qendror është që të lejohen lëvizjet e punëtorëve për furnizimin vital që janë të komunave tjera e punojnë në Prishtinë si dhe zë lejohen punëtorët e Prishtinës që janë në kanalet e furnizimit për komunat tjera. Prishtina është kryeqytet dhe kapilari kryesor ekonomik i Kosovës dhe ndërprerja e plotë shkakton pasoja të rënda ekonomike.

Të ngjashme