Ahmeti: Prishtina tashmë është në binarë

Prishtinë | 29 Dhj 2016 | 13:58 | Nga

I pari i Prishtinës, Shpend Ahmeti në konferencën përmbyllëse për këtë komunë, ka thënë që Drejtoria për Investime Kapitale, ka realizuar më së shumti projekte, përderisa ka vlerësuar që komuna po ec në rrugën e duhur.

“Prishtina tashmë është në binarë. Falënderoj shumë drejtorët e komunës për punën e kryer” ka thënë Ahmeti.

Ndërsa, drejtori i Inspeksionit, Salih Zyba, ka thënë që janë larguar 2000 taksi ilegal, 50 prerës të drunjve ilegal si dhe janë konfiskuar mbi 130 m3 dru.

E shefja e kabinetit të Komunës së Prishtinës, Fitore Pacolli, ka folur për ndërtimin e dy Qendrave Mjekësore Familjare ne Tophane dhe lagjen e Muhaxherëve si dhe ka bërë të ditur që janë rinovuar edhe disa të tjera.

Gjatë kësaj konferene, Shpend Ahmeti gjithashtu ka ndarë mirënjohje për Gani Dobratiqi, fermer i Lebanës, zyrtar në sektorin e Bujqësisë në Komunën e Prishtinës dhe Habib Qorri, shef i sektorit në Drejtorinë e Shërbimeve Publike si punëtorë të dalluar.

2

1

komunapr

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme