Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka bërë të ditur se janë hapur procedurat e prokurimit edhe për projektin e Tregut të Ri të Qytetit.
” Pas rrugës Model, procedurat e prokurimit janë hapur edhe për projektin e Tregut të Ri të Qytetit, që do të jetë pjesë integrale e zonës historike të Prishtinës”, ka shkruar Ahmeti në llogarinë e tij në “Facebook”
Sipas tij, Tregu i Ri i Qytetit do të jetë pjesë integrale e zonës historike të Prishtinës
Ky është postimi i plotë:
Pas rrugës Model, procedurat e prokurimit janë hapur edhe për projektin e Tregut të Ri të Qytetit, që do të jetë pjesë integrale e zonës historike të Prishtinës.
Procedurat jane të hapura deri më 10 shkurt, dhe pas afatit të ankesave ky projekt do të fillojë të implementohet.
#TreguiRi #Prishtina2020