Ahmeti: PSD-ja mund të largohet nga Ekipi Negociator

Prishtinë | 31 Jan 2019 | 23:10 | Nga Ekonomia Online

Bashkëkryesuesi i ekipit të dialogut me Serbinë, Shpend Ahmeti ka thënë se do të tëhiqet nga Ekipi Negociator nëse krerët shtetërorë vazhdojnë të dërgojnë letra te ndërkombëtare.

Ahmeti, në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se janë dakorduar edhe në takimet që ai ka pasur me Ramush Haradinajn dhe Hashim Thaçin se nuk do të vazhdohet më me publikimin e letrave.

“I kam bërë të çartë zotit Haradinaj edhe dje edhe sot, edhe presidentit Thaçi në takimet e mëhershme, poashtu edhe zotit Limaj i kam thënë disa herë se nuk do të qëndrojmë [PSD] në Ekipin Negociator nëse i kemi nga 10 letra në ditë nga secili lider”, ka thënë Ahmeti.

Të ngjashme