Ahmeti: Qeveria s’i ka numrat, mosrishikimi i buxhetit ndikon negativisht në Prishtinë

Prishtinë | 01 Gus 2018 | 13:12 | Nga Besjana Bajrami Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shpend Ahmeti është shprehur i shqetësuar me mungesën e gatishmërisë së Qeverisë për ta shtyrë në Kuvend Projektligjin për rishikimin e buxhetit.

Kryetari i Prishtinës ka thënë se mosrishikimi do të ndikojë negativisht në disa projekte të Komunës.

“Nuk e di në bazë të cilave politika nuk është bërë rishikimi i buxhetit por mendoj qe qeveria e cila është tani nuk i ka numrat ta votojë e prandaj edhe nuk e kanë sjell”, ka thënë Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti, këto komente i bëri në një konferencë për media, ku ka paraqitur të arriturat dhe sfidat e Infrastrukturës në Prishtinë bashkë me drejtorin për Investime Kapitale, Gëzim Mehmeti.

Ahmeti, më tutje, ka thënë se do të vazhdojnë me seri të konferencave me të gjitha drejtoritë në mënyrë që të prezantohet puna e bërë.

“Ne fushatë e kemi përmend ndërtimin e pesë shkollave në të njejtën kohë që është projekt i Bankes Qendrore. Është hera e parë që në Kosovë e bëjmë një projekt të tillë. Pesë shkollat do ta kompletojnë infrastrukturën shkollore ne Komunën e Prishtinës. Momentalisht jemi duke përgatitur dokumentacionin dhe nuk do të kemi më mbingarkesë në disa shkolla”, tha ai

“Kemi shkëputur kontratën me kompaninë që ka ndërtuar kurrizin për shkak të vonesës së punimeve. Ata kanë paralajmëruar qe do të na padisin mirëpo jemi të interesuar që të kryejmë punë. Ka pasur desinformata për Xhaminë Qendrore, sepse Bashkësia Islame ende nuk ka kërkuar leje. Ne jeni duke menduar që në vitin 2019 ta krijojmë një kompani komunale që do të sanojë probleme si gropat në rrugët e qytetit”, tha Ahmeti.

Drejtori për Investime Kapitale dhe Menaxhim të Kontratave, Gëzim Mehmeti, gjatë prezantimit të investimeve kapitale të realizuara në pjesën e parë të këtij viti, ka numëruar 50 projekte infrastrukturore:

1. Sheshi “Adem Jashari”
2. Sanimi dhe asfaltimi i rrugës “Fehmi Lladrovci”
3. Ndërtimi i çerdhes në Kodrën e Trimave
4. Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atij atmosferik si, dhe ujësjellësit, në rrugët “Bedri Pejani” dhe “Andrea Gropa”,
5. Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atij atmosferik në rrugët “Meto Bajraktari” dhe “Çajupi”.
6. Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe atij atmosferik në rrugët “Fehmi Agani” dhe “Hajdar Dushi”
7. Ndërtimi i sistemit të ujësjellësit në rrugën “Fehmi Agani”
8. Revitalizimi i shkallëve në lagjen Arbëria
9. Rregullimi dhe mirëmbajtja e nyjave sanitare
10. Rregullimi dhe mirëmbajtja e kulmeve të disa shkollave
11. Mirëmbajtja e sistemit elektrik në shkollave
12. Renovime të objekteve shëndetësore
13. Mirëmbajtje e ngrohjeve qendrore në shkolla dhe institucione tjera komunale
14. Ndërtimi i shkollës fillore na lagjen Arbëria (faza II)
15. Ndërtimi i sallës së edukatës fizike në shkollën “Eqrem Qabej”
16. Mirëmbajtja e terreneve sportive dhe këndeve të lojërave
17. Riparimi i bashkësive lokale (Lakrishtë, Dardani, Bregu i Diellit, Tophane, Dabishec, Keqekollë, Llukar, Barilevë, Besi, Hajvali, Shkabaj, Bardhosh, Mramor, Koliq)
18. Instalimi i ngrohjes qendrore në shkollat në Suteskë, Siqevë, Shashkoc, Rimanishtë.
19. Ndërtimi i rrugëve në Prapashticë
20. Ndërtimi i rrugës Rimanishtë – Siqevë
21. Ndërtimi i rrugës dhe trotuareve në Drenoc
22. Ndërtimi i rrugëve në Makoc
23. Ndërtimi i rrugëve në Grashticë
24. Ndërtimi i rrugëve në Trudë
25. Ndërtimi i rrugëve në Slivovë
26. Ndërtimi i rrugës paralele me rrugën B
27. Ndërtimi i rrugëve në Prugoc
28. Ndërtimi i rrugëve në Shkabaj
29. Ndërtimi i rrugëve në Kalabri
30. Ndërtimi i rrugës Richard Holbrooke
31. Ndërtimi i rrugës Prishtinë-Sinidoll-Bërnicë e Epërme-Bardhosh
32. Ndërtimi i stadiumit të futbollit në Hajvali (Faza II)
33. Kolektori në Kalabri
34. Kolektori në Hajvali
35. Ndërtimi i rrugës në Bërnicë të poshtme
36. Ndërtimi i kanalizimit fekal tek Rezonanca
37. Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën “Platoni”
38. Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën “Rudina”
39. Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën “Jusuf Berisha”
40. Ndërtimi i kanalizimit fekal në rrugën e Byqmetëve
41. Ndërtimi i kanalizimit fekal dhe rrugës tek “Rruga e Ulqinit”
42. Renovimi i Stadiumit “Fadil Vokrri”
43. Ndërtimi i rrugës Barilevë – Besi
44. Ndërtimi i urave në pjesën perëncimore të unazës së qytetit
45. Ndërtimi i rrugëve në Sinidoll
46. Ndërtimi i rrugëve në Bardhosh
47. Rregullimi i oborrit tek banesat sociale
48. Rregullimi i kanalizimit fekal, atmosferik, si dhe shtrimi i rrugëve në të dyja anët e rrugës “Bajram Bahtiri”
49. Ndërtimi i parkut “Bllok pas Blloku”
50. Sanimi i gropave në qytet

“Sheshi ‘Adem Jashari’ ka përfunduar. Nesër në ora 19:00 do të inaugurohet”, ka deklaruar Mehmeti, raporton Ekonomia Online.

Sipas tij, eE veçanta e këtij viti është që pavarësisht kushteve atmosferike, pjesa më e madhe e projekteve janë realizuar para afatit të caktuar në kontratë.

Komuna e Prishtinës, pas diskutimeve publike me qytetarët për buxhetin e vitit 2019, është duke e përpiluar listën e projekteve që do të fillojnë të realizohen në vitin tjetër. Qysh në janar të vitit të ardhshëm, të gjitha projektet do t’i nënshtrohen procedurave të prokurimit, ashtu që të mos kemi vonesa në fillimin e punimeve.

Sipas drejtuesve të Komunës, investimet kapitale të Komunës së Prishtinës gradualisht po orientohen në projekte të mëdha. Prioritetet për vitin e ardhshëm (për disa prej të cilave tashmë kanë nisur procedurat), janë ndërtimi i 5 shkollave të reja; parkingut nëntokësor tek Fakulteti Filologjik; Rrugës A, Sallës Koncertale; si dhe ndërtimi i Unazës së Qytetit.

Të ngjashme