Ahmeti: Rindërtimi çerdhes “Yllkat” do të kushtojë 700 mijë euro

Prishtinë | 03 Gus 2018 | 12:20 | Nga Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Shpend Ahmeti ka vizituar vendin ku do të rindërtohet çerdhja “Yllkat” në Lagjen Vellusha, një nga investimet e planifikuara nga zyra për regjenerim urban.

Kryetari i Komunës së Prishtinës tha se rindërtimi i çerdhes “Yllkat “ do të bëhet me financim nga Ministria e Arsimit.

“Jemi para fillimit te punimeve dhe tashmë është nënshkruar kontrata për ndërtimin e çerdhes së re dhe me financimin e Ministrisë së Arsimit do ta rindërtojmë komplet çerdhen e re “Yllkat”, e cila kishte pasur plasaritje të mureve, sepse ishte një ndër çerdhet më të vjetra në Prishtinë”, ka deklaruar Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

Ahmeti ka thënë se kjo çerdhe do të jetë shtim i kapaciteteve të çerdhes së kaluar, ku do të ketë 2000 metra katrorë.

“Tash po e rindërtojmë me një hapësirë prej 2000 metra katror, do t’i vendosim përafrisht 230 fëmijë që është shtim i kapaciteteve të çerdhes së kaluar”

“Kostoja e kësaj çerdheje do të jetë 700 mije euro dhe është çerdhja me buxhetin më të madh që e kemi pasur dhe është çerdhe moderne dhe ditët e punës të kësaj çerdheje do të jenë diku rreth 120-180 ditë”

“Kjo çerdhe nuk do të jetë gati për 1 shtator, mirëpo mendojmë që këtë vit do të hapët sa më shpejtë të jetë e mundshme”, ka pohuar Ahmeti.

Kryetari Ahmeti tha se do të bëhet edhe ndërtimi i një fushe të vogël sportive dhe një parking për qytetarët e kësaj lagje.

“Në këtë lagje afër çerdhes do të ndërtojmë një fushë sportive të vogël, sepse hapësirat janë të pakta”,  ka thënë Ahmeti.

Ai, po ashtu, tha se nga shtatori do të fillojë ndërtimi i Prishtina Parking, ku preferencë do të kenë banorët e lagjes, por edhe lagjeve tjera, ku do t’i kenë kartat e rezidentëve.

Ahmeti, më tutje, tha se po arrihen deri në 20 çerdhe publike që të funksionojnë në hapësira publike ose me baza në komunitete.

“Çerdhja Kodra e Trimave do të hapët brenda dy javësh, pastaj nënshkrimi i kontratës për çerdhen në Kalabri që financohen nga Komisioni Evropian, pastaj në Kolovicë, pra po arrihen që të funksionojnë deri në 20 çerdhe publike”, ka thënë Ahmeti, raporton Ekonomia Online.

 

Të ngjashme