Ahmeti s`e përjashton mundësinë e ndryshimeve në kabinetin e tij

Prishtinë | 11 Maj 2018 | 08:50 | Nga

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, i cili është bërë edhe kryetar i Partisë Socialdemokrate (PSD), ka thënë të enjten se tashmë është duke negociuar me Lëvizjen Vetëvendosje në lidhje me bashkëqeverisjen në Komunën e Prishtinës, shkruan sot Koha Ditore.

Ndërkohë, që struktura e qeverisjes komunale në Prishtinë vazhdon të mbetet e njëjta edhe pas ndarjes së Ahmetit nga LVV-ja dhe kalimi i tij në një parti të re. Kështu, në kabinetin e Ahmetit, tre nga drejtorët ende janë anëtarë të LVV-së dhe nuk i janë bashkuar Ahmetit në partinë e re. Ndërsa, të tjerët janë të krahut të Ahmetit dhe partive të tjera politike, me të cilët Ahmeti në cilësinë e kandidatit të LVV-së pati bërë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë.

Ahmeti tani nuk e përjashton mundësinë që se do të ketë ndryshime në kabinetin e qeverisjes së tij, të cilat do të rrjedhin pas negociatave që kanë filluar midis partisë së tij-PSD.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme