Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka marrë në shpërndarjen e shujtave të ngrohta për 200 personat në nevojë, pas mbylljes së kuzhinave popullore si shkak i Coronavirusit, raporton Ekonomia Online.
Sipas Ahmetit kjo iniciativë për të shpërndarë shujta do të vazhdojë edhe ditëve në vijim.
Ai ka sqaruar se kjo vlen vetëm për personat me kushte të rënda sociale dhe ekonomike.
“Jemi vetëm në vëzhgim, meqenëse është dita e parë ju e dini që i kemi kuzhinat popullore tonat të cilat i kemi mbyllur para 5 ditëve, sepse ka qenë rrezik. Megjithatë zakonisht i kemi nga 150 deri në 200 persona që u sigurojmë ushqim sepse nuk kanë mundësi tjetër”.
“Kemi vendosur që ta bëjmë shpërndarjen, t’ua japim njerëzve me veti. I kemi dezinfektuar hapësirat dhe do ta bëjmë çdo ditë. Edhe personat që vijnë për ushqim do t’i dezinfektojnë duart t’i marrin maskat dhe të mbrohen”.
“Kjo është për ata të cilët i kanë rastet e rënda sociale ekonomike të cilëve iu kemi siguruar vazhdimisht nga një shujtë të ngrohtë. Kjo është vetëm për personat në nevojë dhe shpërndarjen po e bëjmë në dy pika”.