Është mbajtur Konferenca “Kodi Civil dhe Gjithëpërfshirja: Martesat e seksit të njëjtë”, nw të cilën mori pjesw edhe kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti.
Në mesin e shumë të ftuarve, të pranishëm ishin edhe Karin Hernmarck Ahliny, ambasadore e Suedisë në Kosovë, Terry Reintke, deputete e Parlamentit Evropian, Enver Hasani, ish-kryetar i Gjykatës Kushtetuese, dhe përfaqësues të organizatave vendore dhe atyre ndërkombëtare e rajonale.
Ndër të tjera Shpend Ahmeti tha se i vjen mirë që prej temave siq është siguria e cila është trajtuar vite më herët, ajo ka avansuar duke e diskutuar sot një temë krejtësisht tjetër siq është Kodi Civil, e që e konsideroi se është një avansim.
“Shpresojë që do të vijë një ditë që të mund ta deklarojmë orientimin tonë seksueal lirshëm, por si shoqëri ne duhet të besojmë thellë se barazia është gjëja esenciale për një shoqëri të shëndoshë. Jemi munduar që si komunë të jemi përkrahje gjatë tërë kohës, por edhe njëherë po e them duhet të na sfidoni.”
Konferenca “Kodi Civil dhe Gjithëpërfshirja: Martesat e seksit të njëjtë” përmes dy paneleve ka trajtuar qasjen institucionale lidhur me draft Kodin Civil dhe perspektivën ndërkombëtare lidhur me të drejtën e martesave të seksit të njëjtë.