Ahmeti s’i beson sondazhit për partitë: Dikush ka manipuluar me rezultatet, s’duhet të merren afër zemrës

Lipjan | 26 Dhj 2023 | 14:21 | Nga Valmire Abdullahu Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Sekretari i Përgjithshëm i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) Imri Ahmeti, në një prononcim për Ekonomia Online, tha se nuk i beson sondazhit të publikuar së fundi që këtë parti e nxori të tretën.

Ai thotë se edhe vet kanë realizuar sondazhe të tilla dhe se e kanë të qartë gjendjen në terren. Madje thotë se ka gjasa që dikush të ketë manipuluar me rezultatet dhe se këto të fundit nuk duhet të merren afër zemrës.

“Fare nuk i besoj sepse ne kemi sondazhe që i kemi bërë me kompanitë pothuajse të njëjta kredibile pak a shumë e njohim edhe gjendjen tonë në terren”.

“…duket që dikush i ka futur duart në këtë situatë, megjithatë unë personalisht jo në kuptimin e përfaqësimit politik, po personalisht sondazhet janë çështje që nuk i duhet me i marrë shumë afër zemrës sepse janë të lëvizshme janë lehtësisht të manipulueshme të kryqëzuara sipas ambicieve që do me i prodhuar kushdo që merret me sondazhe”.

Bazuar në një sondazh të UBO Consulting, nëse zgjedhjet do të mbaheshin këtë të diel, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) do të printe e para në listë, duke kryesuar me 48.5 për qind.

Ndërsa, partia tjetër që kryeson në vend të dytë është Partia Demokratike e Kosovës (PDK), me 18.2 për qind, duke lënë pas Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), me 17.9 për qind.

Pas këtyre partive pason AAK-ja, e cila rezulton të ketë 6.8 për qind. Lista Serbe ka marrë 3.2 për qind, ndërkaq Nisma Socialdemokrate ka marrë 1.5 për qind.

Ndërkaq, partitë e tjera janë listuar në vende më poshtë, si Lista Guxo me 0.8  për qind, PSD-ja me 0.4 për qind, ndërsa Alternativa me 0.1 për qind. Ndërsa, të tjera janë listuar me 2.6 për qind.

Të ngjashme